Vait Zhuta ,drejtori i shkollës së Veleshtës me një letër falimiderimi pas pensionimit

Letër falënderimi nga Vait Zhuta me rastin e pensionimit.


Sot mbush 64 vjet,ditëlindja dhe kushti për pension.E ndjej si obligim,detyrim,borxh çka tjetër…tu falënderohem kolegëve,bashkëpunëtorëve të mi të respektuar të shkollës dhe jashtë saj.Meqë kam qenë ndihmës drejtor nga viti 1989 deri më 2004 dhe drejtor nga 2006 deri 2022 ,falënderimet e mia janë për ish drejtorët:Xhuri Zhuta,Shahin Trena,Hasan Berova,Dritar Kaba që kanë parë diç pozitive tek unë.Falënderoj shkaktarin,apo thënë pak popullorçe,sebebqarin,XHEMI HAJREDININ që më 2006 më propozoi për drejtor.Pra respekt për ish Shefin e sektorit të arsimit, një intelektual i vërtetë.Se e ka bërë mirë apo jo le ta vlerësojnë punëtorët e mi që kemi rrugëtuar bashkë qe 39 vjet.Falënderoj Kryetarin e Komunës zotëri Ramiz Merko për emërimin për drejtor,falënderoj poashtu zotëri Zijadin Selën për riemrimin për drejtor.Falënderoj anëtarët e Këshillit të shkollës të të gjitha mandateve që kanë pasur mirëkuptim dhe besim për ta udhëhequr së bashku shkollën dhe mendoj se kemi respektuar ligjin,rregullat si ato të shkruara dhe të pa shkruara si dhe kodin etik të punës.Sot me kënaqësi pranova dhe nënshkruajta shkresën për shkarkimin tim duke u bazuar në ligj pasi plotësoj kushtin për pension.Falënderoj edhe një herë dhe shumë herë kryetarin dhe punëtorët e mi për respektin që kanë pasur ndaj meje dhe unë për ata.Është fjalë e madhe ti thuash dikuj Drejtor,sepse duhet të shkosh dhe punosh DREJT ,ta Meritosh dhe ta dëshmosh me punë.Sa krenar e i lumtur do të isha sikur KRYETARI i Komunës
do ta respektonte LIGJIN si për shkarkimin tim ashtu edhe per emërimin e drejtorit të ri.Respektimi e rregullave , ligjeve na dallon si njerëz të ndershëm dhe të shekullit XXI.
Me respekt për të gjithë Vait ZhutaStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...