AktualeKulturë

Vajza nga Ohri që u kthye në “Krenarinë e Pogradecit”

14 Korrik 1914 – Lindi aktorja e paharruar Zagorka Shuke (1914-2000)
“Krenaria e Qytetit” të Pogradecit

Zagorka Shuke u lind më 14 korrik 1914 në Ohër. Në moshën 14-vjeçare, familja e saj u vendos në qytetin e Pogradecit, ku babai i saj, një peshkatar profesionist, solli përvojën e tij në brigjet e liqenit të bukur të qytetit.

Që në rini, Zagorka spikati si vajzë me prirje artistike. Ajo ndoqi Shkollën e Vashave në Tiranë dhe më pas u rikthye në Pogradec, ku nisi një jetë të përkushtuar ndaj kulturës. Ishte gruaja e parë që mori pjesë në Teatrin Amator të qytetit, duke luajtur përkrah emrave si Piro Xeci, Pandi Angjeli, Pasko Ziko, Kopi Ambon e të tjerë.

Në vitin 1962, me krijimin e Estradës Profesioniste, u bë aktore me kohë të plotë deri në daljen në pension.
Publiku shqiptar e kujton për rolet në filmat:

“Kapedani” – si bashkëshortja e xha Sulos

“Mëngjese Lufte”

“Rrugicat që kërkonin diell”

“Zonja nga qyteti”

“Dita e parë e emërimit”

Për kontributin e saj në artin shqiptar, ajo u nderua nga Këshilli Bashkiak i Pogradecit me titullin “Krenaria e Qytetit”.

Zagorka Shuke u nda nga jeta më 14 janar 2000.
Faqja Na Ishte Dikur e kujton me nderim e respekt këtë figurë të çmuar të artit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button