Vaksinoni fëmijët, po rrezikoni jetë
Për sigurinë e vaksinave ka folur edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ditë më parë, ai ka thënë se vaksinat janë të kontrolluara në çdo segment dhe çdo kund janë të njëjta për nga siguria, ndërsa siguron se nuk ka asnjë dyshim për cilësinë e tyre. Madje ai ka paralajmëruar fushatë aktive për ngritjen e vetëdijes për vaksinim, pasi ulja e numrit të fëmijëve të vaksinuar është alarmant
Delvina KËRLUKU
Shkup, 31 gusht – Vaksinat janë të nevojshme, pasi higjiena, uji i pastër dhe ushqimi cilësor nuk janë të mjaftueshme që plotësisht të ndalojnë sëmundjet ngjitëse. Të gjitha këto faktorë deri diku mbrojnë njerëzit nga sëmundjet, por megjithatë – sëmundjet përhapen pa marrë parasysh atë se sa i pastër është mjedisi në të cilin jetojmë. Ulja më e madhe e shkallës së sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksinë ka ndodhur pikërisht pas aplikimit të vaksinave të përshtatshme. Nëse imunizimi nuk mbahet në nivelin e duhur, sëmundjet të cilat parandalohen me vaksina siç është polio, kola e madhe, fruthi, etj.., shumë shpejt prapë paraqiten. Kështu thonë epidemiologët, sipas të cilëve, lajmër se vaksinat janë të dëmshme, ose të panevojshme, janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, në radhë të parë të fëmijëve.
“Vaksinat janë të nevojshme, sepse shumë sëmundje ne i kemi eliminuar dhe shumë sëmundje të tjera i kemi zvogëluar. Në këtë rast flasim për disterinë, e cila tashmë nuk është prezent te njeriu, polimiolitin e kemi eliminuar përmes vaksinave, pesusi ose ndryshe siç thuhet ‘kolli i mirë’, gati është në eliminim, si dhe epideminë e fruthit gati është rralluar tërësisht”, thotë për gazetën KOHA epidemiologu Mentor Mela. Ai rekomandon deri te prindërit që çdo fëmijë të vaksinohet, konkretisht të respektohet kalendari i vaksinave deri në moshën madhore.
Mirëpo, shumë prindër u largohen vaksinimit të tyre, dikush nga pasiguria e vaksinës e ndonjë për shkak të denziformatave se sëmundja e autizmit vjen si rezultat i vaksinës kundër epidemisë së fruthit. Këtë e kundërshtojnë shumë mjekë. “Në shumicën e rasteve, autizmi zbulohet pas moshës 1 vjeçare, pikërisht në muajin e 12 të fëmijës bëhet vaksina kundër fruthit, mirëpo shumë prindër e lidhin vaksinimin e fëmijës me autizmin. Shkencërisht nuk është vërtetuar se autizmi vjen si shkak i vaksinës së fruthit”, thotë doktor Mela. Se sa janë të sigurta vaksinat, mjekët sigurojnë se çdo vaksinë e licencuar kalon përmes një procesi të rreptë dhe një periudhë testimi para se të miratohet për përdorim dhe sapo të fillojë përdorimi, cilësia e saj monitorohet vazhdimisht.
“Vaksinat i marrim përmes Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa të njëjtat ruan nga, siç themi ne, ‘zinxhiri i ftohtë’ Këto vaksina mbahen në frigorifer, në temperaturë deri në 4 gradë”, tregon Mela, duke shtuar se tashmë, në Maqedoni kanë filluar të shfrytëzohen vaksinat gjashtë dhe pesë valente. Të parat u jepen fëmijëve pas moshës 2 muajshe, që do të thotë 6 vaksina në një shpuarje dhe në muajin e 3 kemi vaksinën 5 valente, me qëllim shmangien e shpuarjes së shpeshtë të fëmijëve.
“Në vaksinat 6 valente përfshihet mbrojtja nga hepatiti, influenca e gripit, poliomiolidi, disteria, fetusi dhe tanusi”, thotë doktor Mela. Ndryshe, për sigurinë e vaksinave ka folur edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ditë më parë, ai ka thënë se vaksinat janë të kontrolluara në çdo segment dhe çdo kund janë të njëjta për nga siguria, ndërsa siguron se nuk ka asnjë dyshim për cilësinë e tyre. Sipas tij, është saktësisht e ditur se si janë të prodhuara, si janë transportuara, si ruhen dhe si aplikohen, ndërsa import paralel nuk ka pasur asnjëherë. Madje, Filipçe ka paralajmëruar fushatë aktive për ngritjen e vetëdijes për vaksinim, pasi siç është shprehur ai, ulja e numrit të fëmijëve të vaksinuar është alarmant.
“Nuk mund të lejojmë edhe më tej të bie numri i fëmijëve të vaksinuar. Sipas rregullativës momentale, është e nevojshme që gjatë regjistrimit në kopshte dhe shkolla, fëmijët medoemos duhet të jenë të vaksinuar. Vitin e kaluar, rreth 100 prindër nuk e kanë përmbushur këtë detyrim”, thotë Filipçe. Në 2017, në Maqedoni u vaksinuan 130 mijë fëmijë, ndërsa përqindja e komplikimeve ka qenë si në gjitha vendet e botës. (koha.mk)