Valon Syla, ose efektet e fjalëve dhe shuplakave!

Emin Azemi

Edhe unë e dënoj fuqishëm dhunën ndaj gazetarit Valon Syla, por është indikative dhe e turpshme se si të gjithë këta që po e mbrojnë atë(me të drejtë) nuk e thanë as gjysëm kritike për fjalët krejt pa lidhje e tepër ofenduese në adresë të motrave e vëllezërve tanë në diasporë.StrugaLajm


A duhet të reagojmë vetëm kur rrahet ndonjë gazetarë, apo edhe kur gazetari rrah kolektivisht një masë mërgimtarësh me shpehje që janë të denja vetëm për ndonjë karrocier të dehur që e ka humbur udhën në pikë të drekës. Bile përvëlimi i fjalës ofenduese djeg më shumë se një flakareshë, sepse kjo e fundit mund të fashitet dhe të harrohet, por plaga e fjalës asnjëherë nuk mbyllet…
Edhe unë , bie fjala, gjysmën e familjes e kam në diasporë dhe jam ndie shumë keq, madje nuk kam besu se një njeri normal, që vetes i thotë gazetar. të jetë aq i papërgjegjshëm dhe i pakultivuar në shqiptimin e një diskursi tepër racist e primitiv për një pjesë të popullatës sonë, që jeton në mërgim, e cila për hir të së vërtetës, është infuzioni i jetës sonë këtu.
Pse e harrojmë rolin e mërgimtarëve tanë, të cilën ndajtën bukën e fëmijëve të tyre për këtë liri që sot e gëzon Kosova, apo kjo duhet të ndodhë vetëm tani kur zuzën e kemi rehatu dhe nuk jemi të rrezikuar nga çizmja e policit të Beogradit?!
Pse i harrojmë ata që dje ishin krahu dhe bankomati i rezistencës sonë të armatosur , apo kjo duhet të ndodhë për arsye se Kosova e pasluftës rrëshqiti në zona gri, edhe për fajin e disa analistëve
e mediave që ishin rripa transmisioni të oligarkive politike-biznesore
Dhuna ndaj V. Sylës nuk arsyetohet, dhe të gjithë ata që e ushqejnë atë dhunë me komente që nxisin urrejte e përçarje, e kanë gabim, por, siç dihet, gjithmonë një gabim e pjell gabimin tjetër dhe ai që nuk do të duhej të gaboj fillimisht, ishte gazetari V. Syla, sepse pesha e fjalës së tij publike, kur ka konotacion provokimi, mund të nxis edhe reagime që askujt nuk i pëlqejnë.
Nëse V. Syla nuk ka pritur se do të ketë pasoja efekti i fjalëve denigruese në adresë të diasporës, atëherë ai do të duhej të na pyes gjithë neve se si ndjhemi pas përqeshjeve, përbuzjeve e ofendimeve që ua bëri familjarëve tanë në diasporë.
Ofendimi dhe denigrimi nuk është liri shprehjeje dhe mendimi, por është robërim i mendjes me stereotipe të gabuara.
Fatkeqësisht një rob i vogël i stereotipeve të tilla është edhe V. Syla i cili gabimisht mendon se vlera e tij, vetëm pse pi makiato 50 cent në Prishtinë, është më e madhe se një kurbetxhi që në shtëpi i ka 2, 3 studentë shembullorë ne universitetet prestigjioze të Europës!!StrugaLajm

(e.a)

In : Aktuale

Loading...
loading...