Valon Syla pyet: A janë hoxhallarë këta, apo njerëz të showbizit?

Gazetari nga Kosova Valon Syla ka komentuar rastin e fundit kur imamit nga Prizreni iu dhurua nje veturë Mercedes me rastin e pensionimit.
Ja çka shkruan Valon Syla:

Ishte viti 1984, kur për herë të parë e pashë Naim Tërrnavën. Kishte ardhë te baba jem, me ja ble një kerr. Një Fiqë që ishte kopje jugosllave e Fiatit 500 italian, që baba e kishte ruajtur dhe e mbante mirë… Tërrnava nuk e blente për veti Fiqën, por kishte ardhë ta mësoj për kerre si marakli që është njëfar Mulla Eminin, një hoxhë nga Vushtrria. Dhe aty e mbajta mend atë, si personi që e bënte pazarin me babën për kerr.

‘Ky Hoxhë është djali jem’, më tregonte atë kohë baba…

Më erdhi interesant se hoxhallarët vozitnin kryesisht Lada ruse… edhe atë ngjyre të gjelbërt. Kur e pashë tu ble Fiqë, u çudita.

Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…

A janë hoxhallarë këta, apo njerëz të showbizit?

Këtë e bënë Tërrnava, pa i shpalosur kurrë Finacat e BIK’ut, nga të cilët ofertat për haxhillëk, janë më të shtrejta për myslimanët e Kosovës, se për ata shqiptarë myslimanë nga Shqipëria, Maqedonia, apo të tjerë nga rajoni si Novi Pazari, Bosnja e Mali i Zi?StrugaLajm

Ku pi merr paret O Mulla Limuzinë Tërrnava, që kurrë nuk raportove për financat tua, e as BIK’ut?
Më poshtë e shihni këtë Jay-Z’inë tonë prej imami qysh me familje e me hoxhallarë ka marak me i pajisë me kerre, edhe atë luksoze.

Çfarë shembulli fetar është ky muajin e mëshirshëm dhe modest të Ramazanit. Por me gjasë hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë, apo kriza e moshës së mesme që ende egot e tyre dhe apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta.

Allahu ja u pranoftë Ramazanin. Por, dyshoj.

Hoxhallarë, çka se keni bo në rini, provoni në pleqëri është një fjalë e urtë shqiptare.
Ishalla ngiheni, por dyshoj.








Loading…


loading…