Vapat tropikale vazhdojnë deri nga mesi i javës së ardhshme

 – Moti tropikal në vend do të zgjat deri nga mesi i javës së ardhshme, kur do të ketë zvogëlim të temperaturave maksimale për disa gradë.

Sot, megjithatë, në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile, të ndjekur me të reshura të shiut dhe bubullimë. Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, është e mundur dukuri e izoluar e proceseve me intensive në formë të motit të keq me breshër dhe erë të fuqishme, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Nesër në orët e pasdites do ketë të reshura të shiut me bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të proceseve më intensive në formë të motit të keq. Pastaj deri të martën do të mbisundojë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.StrugaLajmStrugaLajm

Temperaturat minimale nesër do të lëvizin prej 11 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri 36 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 18 gradë, ndërsa atë të ditës deri 32 gradë Celsius.StrugaLajm

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 21 gradë, ndërsa to të ditës prej 29 deri 37 gradë Celsius, ndërsa të dielën temperatura minimale do të lëvizin prej 12 deri 20, ndërsa ato të ditës prej 30 deri 38 gradë Celsius. Të hënën temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 22 gradë, ndërsa to të ditës prej 31 deri 39 gradë Celsius, ndërsa të martën temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 21 gradë, ndërsa ato të ditës prej 31 deri 38 gradë. Rënie për disa gradë do të ketë të mërkurën, për kur parashikohen 31 gradë maksimale.

In : Aktuale

Loading...
loading...