
Në Komunën e Strugës po zhvillohen me intensitet të lartë punimet për zgjerimin dhe përmirësimin e rrugës që lidh fshatrat Tatesh dhe Misllodezhdë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që synon të lehtësojë lëvizjen dhe të rrisë sigurinë për banorët e zonës.
Ky projekt realizohet falë insistimit te koalicionit VLEN në Qeveri , si pjesë e investimeve që po ndërmerren për modernizimin e rrjetit rrugor dhe zhvillimin e vendbanimeve rurale në rajonin e Strugës.
Ekipet e punës janë në terren dhe po punojnë për zgjerimin e trasesë, përforcimin e bazës së rrugës dhe ndërtimin e kanaleve kulluese, që do të sigurojnë qëndrueshmëri afatgjatë të infrastrukturës.
Banorët e zonës kanë mirëpritur nisjen e punimeve, duke theksuar se kjo rrugë ka qenë një prej kërkesave më të hershme të tyre për përmirësim.
Projekti pritet të përfundojë në një afat të shkurtër, duke i dhënë zonës një aks modern dhe funksional që do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të fshatrave përreth.





























