Sot në Gjykatën Themelore në Strugë u zhvilluan dy procese gjyqësore kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore. Njëra procedurë është për tri rastet që janë bashkuar, për Podgorcë, Labunishtë dhe Shkollën Fillore (SHF) “Vëllezërit Miladinov” në Strugë, ndërsa tjetra për shkollën në Veleshtë, ku ka disa të pandehur që akuzohen për “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”, dhe disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.