Aktuale

Vazhdon kërkimi për Elvana Gjatën, asnjë gjurmë për vendndodhjen e saj

Përfundon afati 30 ditor gjatë të cilit këngëtarja e njohur Elvana Gjata ishte në kërkim policor. Ajo u shpall në kërkim policor  për ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, në 4 tetor të këtij viti, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Elvana Gjata u shpall në kërkim më datë 9 tetor, pesë ditë pas ngjarjes së rëndë.

Prokuroria kërkoi ndalimin e saj për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për ngjarjen. këngëtarja ishte në lokalin ku ndodhi krimi rreth 20 minuta përpara përleshjes mes dy grupeve.

Mësohet se pas ngjarjes, Elvana Gjata u largua nga aeroporti  i Rinasit drejt një vendi të BE-së, por vendndodhja e saj nuk dihet ende.

Policia ka shpallur në kërkim të dashurin e saj, Ervin Mata dhe Meviol Bilon, i cili kreu vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të të tjerëve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button