Vdekja e foshnjave në Maqedoni në rritje!

Rritet numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme , ndërsa fatkeqësisht Maqedoni është lider në Evropë për nga numri i vdekjeve të foshnjave. Shkak për këtë është sensibilizimi i dobët i të rinjve me  shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv. Organizatat joqeveritare që punojnë në vlerësimin e “Strategjisë nacionale për shëndet seksual dhe reproduktiv 2010- 2020” thonë se edhe pas gjashtë viteve nga miratimi i strategjisë, rezultatet janë dëshpëruese.

Kemi rritje të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, nivel shumë të lartë të vdekjes perinatale krahasuar me nivelin evropian, nuk kemi qasje deri tek kontracepsioni oral, niveli i informimit tek të rinjtë për shëndetin seksual është shumë i ulët, kem urrejtje, homofibi – deklaroi Drashko Kostovski, HERA.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë në konferencë për media ku prezantuan këto rezultate nuk lejuan pyetje nga gazetarët dhe paralajmëruan plan aksioni për zbatimin e Strategjisë për shëndet seksual dhe reproduktiv.

 Procesi është në zhvillim e sipër, synimi final është që të realizohet një plan aksioni për shëndetin seksual dhe reproduktiv deri në vitin 2020 dhe kuptohet strategjia të mos harrohet – tha Sanja Sazdovska – përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më të goditur nga mungesa e aktiviteteve për avancimin e shëndetit seksual dhe reproduktiv janë komunitetet e margjinalizuara. Sektori joqeveritar paralajmëron se problemi mund të jetë edhe më serioz pas qershorit kur përfundojnë aktivitetet e Fondit Global për financimin e aktiviteteve për luftë kundër sidës, malaries dhe tuberkulozit./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...