Vdes aktori Hajrullah Ramizi, një humbje për Teatrin e Shkupit

Në moshën 37-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Hajrullah Ramizi. Lajmin për ndarjen nga jeta, e kanë bërë Teatri Shqiptar i Shkupit nëpërmjet një njoftimi në Facebook. Teatri ka shprehur ngushëllime deri te familjarët e të ndjerit dhe ka përmendur projektet në të cilat ka marrë pjesë aktori tashmë i ndjerë. Përveç se në Teatër, aktori ka qenë aktiv edhe në filma. Kjo është humbja e dytë e Teatrit të Shkupit në pak muaj, pas humbjes së Luran Ahmetit.

Njoftimi i plotë i Teatrit Shqiptar të Shkupit:StrugaLajmStrugaLajm

Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah RamiziStrugaLajm

02.03.1984 – 18.11.2021

Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.
Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.


Loading...
loading...