Vdes foshnja në Strugë policia heton rastin

Mbrëmë, në repartin e fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, është sjellë një foshnjë mashkull katër muajshe nga një fshat i Strugës pa shenja jete.

Ata më parë kishin thirrur ekipin e Ndihmës së Shpejtë në Strugë, të cilët në shtëpinë familjare kishin kryer reanimim, pas së cilës foshnja u dërgua në spital, ku u konstatua vdekja. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e foshnjës do të kryhet autopsia, e cila duhet të tregojë shkakun e vdekjes, informojnë nga SPB Ohër. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...