Vdes gjatë operacionit vajza, mjeku shqiptar tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat.

Por tragjedia nuk ka përfunduar këtu.

Mjeku anestezist i këtij spitali ka tentuar ti japë fund jetës së tij, por është shpëtuar nga kolegët.

Sipas policisë një ditë më parë rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur 15-vjeçarja me inicialet B. P.

Mjeku anastezist me inicialet T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anastezie.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekesor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B. P.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...