Vdes në spital edhe polici shqiptar nga aksidenti fatal në qarkoren e Shkupit (video)

Safet Bajrami, është njëri nga dy policët i cili vdiq në spital nga plagët e marra nga aksidenti fatal në qarkoren e Shkupit, shkruan TetovaSot. Një aksident tragjik më herët në vendin e ngjarjes vdiq në vend pasagjeri në automjetin “BMW”, kurse edhe dy të tjerë mbeten me plagë të rënda njëri nga ta është polic.

Bajrami ishte pjesë e një patrulle policore, i cili mbeti me plagë të rënda gjatë kryerjes së detyrës.

Më herët, Prokuroria Publike njoftoi se prokurori publik në detyrë kishte inspektuar vendin e aksidentit të rëndë të trafikut në qarkoren e Shkupit.StrugaLajm

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ndodhi kur një patrullë e policisë së trafikut ndaloi një automjet të tipit “BMW: me targa të Gostivarit që po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa lejohej. Ndërsa zyrtarët e policisë biseduan me shoferin e makinës, një kamion me targa të Shkupit i goditi ata. Nga goditja, automjeti BMW shpërtheu në zjarr dhe u dogj plotësisht. Në vend, jetën e humbi pasagjeri në makinën BMW.

In : Aktuale

Loading...
loading...