Vdes nga Covid artisti i njohur shqiptar

Skulptori i njohur Arben Bajo nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi i trishtë është dhënë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

Artisti Arben Bajo ndodhej i intubuar në spitalin Infektiv. Dje, miqtë bënë thirrje urgjente për gjak të grupit A negativ, të dikujt që e kishte kaluar koronavirusin.

Arben Bajo ishte skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa ishin kolegët dhe studentët e tij që bënë apel për ta ndihmuar.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, ka kryer liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Gjatë gjithë krijimtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurativ, por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin.

Loading...
loading...











Loading…


loading…