Vdes nga koronavirusi një ditë pasi bëri shaka për rezultatin e testit

Babai i tre fëmijëve vdiq nga koronavirusi një ditë pasi bëri shaka për faktin se ishte infektuar.

Kevin Woolley, 42 vjeç, zbuloi se ishte prekur me COVID-19 më 3 janar, disa orë pasi postoi një status në Facebook në të cilin përshkruante se kishte një kollë të fortë që e mbajti zgjuar gjithë natën.

Një ditë pas këtij postimi, Woolley u gjet i pavetëdijshëm nga partnerja e tij Carol në shtëpinë e tyre në Abercynon, Uells. Mjekët i dhanë ndihmën e shpejtë por ai nuk arriti të mbijetonte.

Vëllai i tij tha se përkeqësimi i shpejtë i gjendjes së Kevin ishte një tronditje për familjen, dhe shpreson që kjo do të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin e koronavirusit.

“Kevin nuk kishte sëmundje, ai shkonte në palestër dhe për peshkim. Jemi të shokuar”, tha ai.


Loading...
loading...