Lajmet e fundit nga burgu i Shutkës tregojnë se një i burgosur ka vdekur. Bëhet fjalë për një 46 vjeçar nga Resnja. Ai ishte në një dhomë me katër të burgosur të tjerë.
Ai nuk ishte ankuar për ndonjë problem ditët e mëparshme.
Supozohej se kishte pësuar sulm në zemër, por informacionet zyrtare do të publikohen pas inspektimit dhe hetimit.
I arrestuari ishte në burgun e Shuto Orizares sepse është një nga të dyshuarit në mashtrimin e shitjes së mollës në Resnjë.