VDES PACIENTI NGA DIBRA SI PASOJË E CORONAVIRUSIT

Ministria e Shëndetësisë informon se mbrëmë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ka ndërruar jetë një pacient i infektuar nga coronavirusi.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin nga Dibra, i cili ka pasur gjendje të përkeqësuar.

“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive më 17 mars, pa temperaturë, por me vështirësi në mushkëri dhe ishte i varur nga oksigjeni. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.StrugaLajm

Ndryshe, ky është pacienti i dytë që dyshohet se ka ndërruar jetë nga infeksioni me Covid-19.

In : Aktuale

Loading...
loading...