Vdesin edhe dy persona nga Koronavirusi në Maqedoni ,ja nga cilat qytete janë

Ministria e shëndetësisë informon se si pasojë e Koronavirusit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë gjatë ditë së sotme (3 prill 2020). Sipas MSH, njëri pacient është 70 vjeçar nga Kumanova, kurse tjetri 68 vjeçar nga një fshat i Tetovës. Të dy kanë vuajtur edhe nga sëmundje tjera. Pacienti kumanovar ka vuajtur nga hipertensioni dhe dobësia e zemrës, kurse nga Tetova ka pasur hypertension arterial.

Sot nga Klinika infective në Shkup, pas dy kontrolleve me rezultat negative, janë lëshuar në shtëpi tre pacientë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 46 raste të reja të Koronavirusit, prej të cilëve gjysma (23) janë regjistruar vetëm në Kumanovë. Në këtë mënyë numri i përgjithshëm ka shkuar në 430 pacientë.

In : Aktuale

Loading...
loading...