BLENDI PETROL
AktualeStruge

Veleshta feston 28 Nëntorin me krenari dhe bashkim

Veleshtë, 28 Nëntor – Festa e Flamurit u shënua me madhështi në Veleshtë, ku Bashkësia Lokale, në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Zini Hani” dhe Shoqërinë Kulturore-Artistike “Shpresa”, organizuan një ngjarje të paharrueshme për të nderuar këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar.

Falenderime të veçanta iu drejtuan mësuesve dhe mësueseve të shkollës “Zini Hani”, të cilët me përkushtimin dhe angazhimin e tyre kontribuuan në suksesin e organizimit. Gjithashtu, mirënjohje e thellë u shpreh për të gjithë banorët e Veleshtës që iu bashkuan kësaj feste kombëtare.

28 Nëntori shërben si një kujtesë për krenarinë kombëtare dhe bashkimin e shqiptarëve kudo që janë. Gëzuar 28 Nëntorin!(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button