Veleshta ngre kokën lart: Alim Nasufi shkëlqen në arenën ndërkombëtare

Këtë fundjavë, në qytetin Aarau të Zvicrës, boksieri ynë Alim Nasufi shkëlqeu në kategorinë 75 kg, duke marrë një fitore të rëndësishme në turneun prestigjioz “The Story”. Përballë tij u vendos italiani Francesco Anniceli, një kundërshtar i fortë dhe me përvojë.
Gjatë tre raundeve të luftuara me intensitet të lartë dhe shpirt garues, të dy boksierët shkëmbyen goditje të fuqishme, por momenti vendimtar erdhi në raundin e dytë, kur Nasufi arriti të shënojë një KnockDown, duke e dërguar në dysheme kundërshtarin italian.
Pas përfundimit të raundit të tretë, gjyqtarët dhanë vendimin me unanimitet, duke shpallur fitues Alim Nasufin—një triumf i merituar për boksierin shqiptar.
@kb.sindi @nasuf1_alim
Nasufi përfaqësoi me sukses KB Sindi, nën drejtimin e trajnerëve Resmi Zhuta, ish-boksier i dalluar i klubit, dhe Skender Jahiu, ish-boksier dhe ish-trajner i reprezentacionit të Maqedonisë, të cilët sot jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit që e mbështetën boksierin tonë, si dhe për sponsorët që ndihmuan këtë sukses:
Lilie Garage, BA Partner AG, EMBLA Hotel & Spa, Trim & Lum.
Një fitore e madhe për Alim Nasufin dhe një histori tjetër suksesi për sportin tonë!





























