Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku pas një sherri për motive të dobëta, dy vëllezërit shqiptarë kanë përdorur dhe mjete të ftohta.
Vëllai i madh Ergi Shabani ka goditur me thikë vëllain e vogël, pasi e akuzonte këtë të fundit se u kishte harxhuar të gjithë paratë.
33-vjeçari e qëlloi vëllanë në stacionin e trenit dhe e la atje të plagosur. Ai u transportua në spital nga kalimtarë të rastit.
Fillimisht ai nuk ka treguar si ndodhi ngjarja duke u shprehur se ishte rrëzuar nga biçikleta.
Pas hetimeve të bëra nga policia u zbulua se si ishte e vërteta e ngjarjes dhe u bë e mundur arrestimi i autorit.