Policia e Kërçovës ka ngritur padi penale kundër S.R. (73) nga fshati Greshnicë për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për vepër të kryer penale “tentim për vrasje”.
MPB njoftoi se më 17 gusht rreth orës 8:00 në fshatin Greshnicë, në oborrin e tij me thikë në bark i ka shkaktuar lëndim vëllait Q.R. (80). Në ngjarjen i ka paraprirë zënkë mes vëllezërve.