Ne Muzeun e Strugës ”Dr. Nikolla Nezllobinski” së fundi drejt finalizimit janë tre punësime të reja, por edhe këtu vendet e parashikuara për kuadro shqiptar janë tjetërsuar për maqedonas që janë deklaruar shqiptar mëson strugalajm.com .
Në pozicionin e arkeologes sipas këtyre informacionave është pranuar një kandidate maqedonase nga Komuna e Debërcës, të cilës i është marr e mirëqën vetdeklarimi se i përket etnisë shqiptare, kusht të cilin e parashikonte konkursi i fundit.Jovan Vasileski ,ushtrues i detyrës drejtor i Muzeut të Strugës, konfirmon se së fundi në këtë institucion janë realizuar tre punësime, ndërsa i pyetur për pozicionin e arkeologes, ai potencoi se komisioni i ngritur për këtë qëllim e mori të mirëqënë deklarimin etnik të kandidates dhe i njjëjti vendosi në favor të punësimit të sajë.Ndërkohë, i pyetur se sa ligjor është ky veprim, ai potencoi se janë institucione të tjera që duhet t’i intrepretojnë këto raste.(Strugalajm.com)