Vendosi LSDM: Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 13 shkurt – Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së vendosi që të mos ketë zgjedhje të parakoshme parlamentare, së bashku me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, siç kërkon opozita.Vendimi siç citojnë nga partia është marrë në interes të vendit.
“Qytetarët kërkojnë rezultate në ekonomi, në reforma dhe në integrime. Një parti shtetformuese e cila në vendin e parë ka interesat e qytetarëve dhe të vendit, nuk mendon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje edhe kur rejtingu dhe përkrahja tek qytetarët është shumë më e lartë se ajo e opozitës”, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së KE të LSDM-së, zëdhënësi partiak Kostadin Kostadinov.
Ai tha se si Qeveri përgjegjëse paralajmëruan një vit ekonomik, krijimin e një ekonomie të fuqishme e cila i jep mundësi të gjithëve.
“Tashmë jemi pjesë e NATO-s presim edhe datë për negociata me BE-në dhe realizimin e reformave të nevojshme. Një parti përgjegjëse, një qeveri përgjegjëse nuk e rrezikon këtë mundësi. Nuk do të mund ta rrezikonte datën për negociata me BE-në me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ndalimin e reformave”, tha Kostadinov.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ai thotë se ato do të jenë të pastra si kristali, korrekte dhe demokratike, në të cilat do të fitojnë qytetarët.
Pret fitoren e LSDM-së dhe humbjen e destruktimit dhe bllokimit të VMRO-DPMNE-së.
Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së e autorizoi kryetarin e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe atë organizativ që të bëjnë konsultime me partnerët e koalicionit, me partitë e tjera parlamentare dhe joparlamentare që të gjejnë një kandidat konsensual si president të vendit. (koha.mk)