AktualeStruge

Veprimtari Agni Dauti reagon: Si ka mundësi që në Strugë, asnjë fjalë shqipe në Stokomak, Tehnomarket, Zhito Market, Setek, Sinsay…

Veprimtari i njohur Agni Dauti ka ngritur zërin për mungesën e gjuhës shqipe në mbishkrimet e shumë pikave tregtare dhe vetëshërbimeve në qytetin e Strugës, ku shqiptarët sipas regjistrimit zyrtar janë mbi 50 përqind. Ai thekson se kjo gjendje nuk është e re, por një realitet i vazhdueshëm që nuk ka ndryshuar as dje, as sot shkruan Strugalajm.

Sipas Dautit, markete të mëdha si Stokomak, Tehnomarket, Zhito Market, Setek, Sinsay dhe të tjerë, nuk kanë as edhe një shkronjë në gjuhën shqipe, ndonëse veprojnë në një qytet multietnik, ku gjuha shqipe gëzon status zyrtar.

“Kush mban përgjegjësi për këtë shpërfillje? Deri kur do të tolerohet kjo shkelje e të drejtave gjuhësore?”, ngre pyetjen veprimtari Dauti.

Ky reagim vjen në një kohë kur kërkesat për respektimin e barazisë gjuhësore dhe kulturore në institucionet publike dhe private janë gjithnjë e më të zëshme. Ai kërkon reagim institucional dhe shoqëror për të ndalur këtë diskriminim të heshtur që dëmton kohezionin dhe barazinë qytetare.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button