Veprimtari strugan në Amerikë, Haxhi Dauti, nderohet me dekoratën “Hasan Prishtina” nga Presidentja e Kosovës

Veprimtari strugan në SHBA, Haxhi Dauti, nderohet me dekoratën “Hasan Prishtina” nga Presidentja e Kosovës
Sot ka qenë një ditë e veçantë për veprimtarin e shquar të diasporës shqiptare në SHBA, Haxhi Dauti, i cili është nderuar me dekoratën prestigjioze “Hasan Prishtina” nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.
Në një ceremoni solemne ku u vlerësuan një numër aktivistësh të shquar të diasporës për kontributin e tyre të çmuar në çështjen kombëtare, Haxhi Dauti u shpreh thellësisht i prekur dhe mirënjohës për këtë nderim.
“Sot ishte një ditë e veçantë për mua. Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar nga Shkëlqesia e saj, Presidentja Vjosa Osmani, për dekoratën me të cilën u vlerësua një numër aktivistësh të diasporës me dekoratën Hasan Prishtina. Jam tepër i nderuar që në mesin e tyre isha edhe unë,” – u shpreh Dauti.
Ky vlerësim përbën një dëshmi të qartë të kontributit të palodhur që Haxhi Dauti ka dhënë ndër vite në ruajtjen e identitetit kombëtar, në mbështetje të çështjes shqiptare dhe në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut.
Figura të tilla si Haxhi Dauti janë shembull frymëzimi për brezat e rinj të mërgatës dhe përfaqësojnë me dinjitet vlerat më të mira të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.(Strugalajm.com)































