Verdat Kolonja kujton kohën kur para 42 vitesh e përjashtuan nga shkolla e Strugës vetëm se ishte krenar për përkatësinë e tij shqiptare!

Verdat Kolonja

Si sot e njëjta ditë e Hënë 11. Dhjetor 1981 e Hënë 11. Djetor 2023, 42 vite më parë orën e kujdestarisë na u dhanë dokumentat TË PËRJASHTUAR NGA SHKOLLA me të gjitha etiketimet e kohës. Kjo ndodhi kishte nismë 28 Nëntorin dhe pas disa mbledhje në shkollë si dhe mospranimin tonë për shumë pyetje dhe kërkesa nga ana e drejtorisë u cilësuam si të pa dëshiruar për sistemin e atëhershëm.
Ç’marrëzi nxënës në vit të tretë pa i mbushur as 18 vite na akuzuan si SHKATËRRUES të vetëqeverrisjes jugosllave, gjë që ndodhi vërtet fiks pas një decenie.

Kjo datë 11. 12. 1981.Si sot, 41 vite më parë ishte mbyllja e një dere shkolle për MUA, që pasoj me hapjen e një dere tjetër larg vendlindjes. Shkolla e mesme “Nexhmedin Nixha”, Gjakovë, e kushtueshme ekonomikisht, por që ma përforcoj dashurinë për familjen dhe shtëpinë, që janë elementi bazë për dashurinë e KOMBIT dhe MëmAtdheut.
Mirënjohje dhe Respekt pa fund që nga 25. 12. 1981 dita e parë në Gjakovën e Dardanisë e në vazhdimësi 🙏❤️🇦🇱🙋‍♂️
Respekt shokëve të klasës, profesoërve e sidomos Drejtorit të Shkollës FAIK DURAKU 🙏❤️🇦🇱, që na i hapi dyert pa dallim në ato kohëra të véshtira.
Faleminderit Gjakovë, faleminderit Dardani që më hape derën dhe zemrën që unë të jem sot e 32 vite ky që jam INXHINER I DIPLOMUAR I NDËRTIMTARISË KONSTRUKTOR, Prandaj jo vetëm mirënjohës për ju por edhe më shumë.
RESPEKT PA FUND 🙏❤️🇦🇱🙋

In : Aktuale

Loading...
loading...