Verdat Kolonja:34-vjetori i Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Ladorisht – kujtesë dhe mirënjohje për themeluesit

Në Ladorisht u shënua 34-vjetori i themelimit të Gjimnazit “Hajdar Dushi” të Gjakovës, i cili u hap në këtë fshat më 1991, duke u bërë një pikë kthese e madhe për arsimin shqip në Strugë dhe rrethinë.
Për pesë vite me radhë, gjimnazi funksionoi i pavarur, në një kohë kur mësimi i mesëm në gjuhën shqipe kishte qenë i ndaluar në Strugë dhe në shumë qytete të tjera të Maqedonisë Perëndimore që nga viti 1981.
Nderim dhe respekt u shpreh për të gjithë ata që kontribuan në hapjen e kësaj vatre arsimore, e cila për dekada me radhë ka qenë burim dije, formimi e emancipimi për gjenerata të tëra nxënësish shqiptarë.
“Shkolla në Ladorisht ishte një hap i madh drejt së drejtës për arsim në gjuhën amtare, në një kohë të vështirë për shqiptarët e Strugës dhe më gjerë” – kujton veprimtari Verdat Kolonja.
.gif)




























