LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Verushevski merr dëmshpërblim 42 mijë euro, sa morrën Sopotasit

Qenan Aliu


Në këtë shtet edhe VUAJTJET dallojnë në baza etnike !
Pra në shtetin ,,Një shoqëri për të gjithë,, ish-kundërzbuluesi Zoran Verushevski për 344 ditë paraburgim ,me vendim gjyqësor fiton DËMSHPËRBLIM prej 42.000,oo euro. Ndërkaq për rastin ,,SOPOTI,, 11 vetë të liruar si të PAFAJSHËM me vendim gjyqësor, duke i detyruar të bëjnë marrëveshje vullnetare për dëmshpërblimin fitojnë 73 milion denarë për më shumë se DHJETË VJET vuajtje në burg.


Thonë se ka matematikë LOGJIKE, por nuk mund të kuptojë se ku qëndron logjika në këtë përllogaritje. Pra nuk është fjala tek logjika por këta të Sopotit janë shqiptar e Verushevski aktualisht këshilltar për siguri në qeverinë LSDM-BDI.
Madje logjika të shtron dilemën se a vlen në këtë shoqëri parimi se -Të gjithë para ligjit janë të barabartë ? Apo edhe VUAJTJET dallojnë në baza etnike.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button