VESEL MEMEDI PROPOZON BLLOK OPOZITAR SHQIPTAR ME LËVIZJEN BESA DHE PDSH-NË

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) nëpërmjet një njoftimi dërguar mediave thonë se në Kryesinë Qendrore është diskutuar rreth aktualitetit politik ku janë miratuar disa konkluzione.

“Kryesia qendrore e RDK-së, shpreh qëndrimin e vet partiak, se jemi pro formimit të një blloku opozitar të mirëfilltë dhe të sinqertë, me një platformë të përbashkët që do ta përpilonin përfaqësuesit e të gjitha partive politike opozitare, me të vetmin qëllim rotacionin e pushtetit në të mirë të qytetarëve”, shprehen nga RDK

Ata shtojnë se nuk e njohin koalicionin dypalësh mes Alternativës dhe, siç thonë nga RDK, LR-PDSH-së sepse kjo është vetëm një lojë nga shumë lojërat e mëhershme.StrugaLajm

“Kryesia qendrore e RDK-së mban qëndrim të qartë se nuk pranon shkrirjen në asnjë parti tjetër, dhe nëse nuk ka gjasa të formimit të një blloku opozitarë të mirëfilltë, atëherë është e gatshme të mos merr pjesë në garë në këto zgjedhje parlamentare. Nëse shqiptarët duan një opozitë të mirëfilltë në Maqedoninë e Veriut, atëherë ky bllok opozitarë nuk mund në asnjë mënyrë të anashkalojë PDSH-në si parti më e vjetër shqiptare, Lëvizjen Besa të reformuar, si dhe Rilindjen Demokratike Kombëtare”, shprehen nga kjo parti.

In : Aktuale

Loading...
loading...