Aktuale

Vetëm me një euro do të mund të themelohet kompani në Maqedoni

Çdokush që ka ide për biznes, do të mundet për vetëm një euro të regjistrojë ndërmarrje si Shoqatë për përgjegjësi të kufizuar (SHPK).

Kjo parashihet me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqata tregtare që sot kaloi leximin e parë para Komisionit parlamentar për çështje ekonomike.

Siç raporton gazeta Lajm, propozohet të ndryshojnë edhe gjobat dhe tani e tutje do të jenë më të vogla për makro dhe mikro ndërmarrjet, kurse për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, do të rriten.

“Do të ketë ndryshim të konsiderueshëm të vlerës së gjobave për anëtarë të organit drejtues në shoqata aksionare, nëse në raste të caktuara konkrete veprojnë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për shoqata tregtare dhe për këtë arsye aplikohet masa për ushtrimin e detyrës në kohëzgjatje prej një viti, bashkë me gjobën e shqiptuar, nëse shkelja përsëritet nga ana e anëtarëve të organit drejtues”, deklaroi Zoran Milevski, zëvendës ministër i ekonomisë.

Është propozuar edhe ndërprerje e sanksionimit të dyfishtë të subjekteve tregtare për mosdorëzim të llogarisë përfundimtare dhe raporteve financare për vitin e fundit afarist deri në fundin e vitit vijues.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button