Vetëm me vota të bashkuara fitohen komunat shqiptare në FYROM-Ibrahim Abedini

Vetëm me vota të bashkuara fitohen komunat shqiptare në FYROM

Shkruar nga poeti, Ibrahim AbediniStrugaLajm

Përderisa në suedi politikanët premtojnë miliarda kruna per mirqënien dhe përparimin e arsimit në të gjitha sferat dhe nivelet shkollore si dheato akademike, tek ne, në FYR maqedoni, politikanët shqiptar nuk janë të aftë të hapin një paralele në gjuhën shqipe për nxënësit e fshatrave të prilepit që po asimilohen me shpejtësi totale në sllavo-maqedonë. Kur e ke këtë fakt para vetes, është për të ardhur keq se ç`politikanë kemi ngritur lartë deri tani! I shtroj pyetjen vetes dhe opinionit të gjërë shqiptar se, a nuk kanë ose nuk kanë pasur aq aftësi apo pushtet këta politikanë të deridjeshëm sa për t`i kënaqur këta banorë të pakët që të mbesin edhe më tej shqiptarë? Besoj se dikush do më thotë: ” Na e sill suedinë këtu”! Për këtë dhe shumë të tjera, kam një përgjigje të thjeshtë. Suedia nuk pikoj nga qielli siç e shohim sot, atë e bënë dhe e ngritnë vetë suedezët me punë dhe me sakrifica të mëdha, duke u bërë të gjithë grusht , duke i thënë jashtë korrupsionit dhe duke qënë të vendosur njëherë e përgjithmonë për të punuar për të mirën e popullit. Nuk jam analist politik, por i ndjek dhe i kuptoj problemet politike dhe sociale që kanë shqiptarët sotë në maqosllavi. Papunsia është preokupimi i parë që kanë ata sot, këtë e kuptoj. Papunsia kë qënë edhe më e madhe deri dje, në kohën e monizmit por askush nuk protestoj e as nuk u shpërngul si shkak i varfërisë. Pra ishim ne, të njejtit shqiptarë dhe prap mbijetuam dhe nuk vdiqmë për bukë. Po ku qëndron problemi? Tek luksi? Apo tek ”patriotizmi” dhe premtimet e rrejshme të politikës dhe në veçanti të politikanëve tanë? Shqiptarët janë të verbuar pas partive politike. Shpresën e vetme të punsimit e mbajnë të gjallë dhe e ushqejnë tek partitë që kanë zgjedhur t`i përfaqsokjnë e t`i udhëheqin drejtë ”fitores”. Dhe energjinë, potencialin e intelektit apo edhe të mjeshtrisë e shterrojnë duke ndetur indiferent ndaj vetvetes së pari dhe politikanëve pastaj, duke mos treguar interes për të gjetur zgjidhje tjetër punsimi apo vetëpunsimi. Dhe e dyta, shpëtimin e kërkojnë jashtë vendit të tyre të bukur duke humbur çdo shpresë jete si shkak i mosaktivizimit apo edhe i ndiferentizmit. A nuk jemi pjekur deri në atë nivel sa që gjërat t`i kuptojmë vetë, pa inponim, pa na tërhequr për hunde të tjerët? A nuk kemi mësuar tërë këtyre viteve të ”demokracisë” nga gabimet tona? Si shembull do marrë strugën e vogël dhe të zbrazur tani mënga shqiptarët. Tre parti politike shqiptare garojnë në zgjedhjet komunale me nga një kandidat për kryetar komune dhe me nga një këshilltar secila. A nuk ju duket kjo një papjekuri politike, jo vetëm e politikbërësve por edhe e qytetarëve që i ndjekin pas dhe që do t`i votojnë si të ndarë në tri blloqe? E tëra kjo është një lojë e rrezikshme pa strategji karshi armiqve që mezi presin ta marrin strugën nën kontroll. A nuk mësoj strugani në këtë rast gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve, a nuk mësoj ky popull i vuajtur se, cilën rrugë duhet ndjekur për të zgjedhur një lider apo një parti që punonë për interesat e vetë qytetarëve dhe për interesin thelbësor të kombit shqiptar? E kuptoj se ka edhe shumë të dëshpëruar nga njëra apo tjetra parti që nuk kanë mbajtur premtimet, por nuk duhet rreaguar gabimishtë duke u shpejtuar nga ndjenjat e dëshpërimit. ” Inati është dëmi i vetvetes, thotë populli” . Dhe në këtë rasat, nëse merren inatet e një shumice, dëmi do të bjerë mbi kokën e kombit. Dhe nëse them me plotë gojën se, ky popull (flas tani gjithmonë për strugën dhe struganët)ka mësuar dhe është vetëdijsuar apo ndërgjegjsuar, përse atëherë i shoh shqiptarët e strugës të ndarë në tri parti? Mos vallë jemi aq shumë në numër saqë të tri partitë do fitojnë dhe do kemi tre kryetarë të një komune! Përderisa nuk dim të bëjmë një zgjidhje se, cilën parti më të mirë, me lider më të aftë, duhet votuar që të na udhëheq drejtë fitores, dhe përderisa nuk heqim dorë nga klanet dhe fiset me ndikimin e tyre; dhe përderisa për hirë të një pune të rregulluar nga partia që kemi zgjedhur, nuk kemi për të shkuar drejtë fitores që e presim, jo vetëm në strugë por edhe në komunat të tjera me shumicë shqiptare. Në komunat shqiptare lufta bëhet mes dy kombeve se, kush nga këta do marrë pushtetin politik dhe fuqinë administrative për të udhëhequr dhe jo luftë politike për mirqënien e popullit pa dallim kombi. Dhe në këtë këndvështrim duhet ta kuptojnë qytetarët shqiptar se, vota për më të vlefshmin ështe, ” të jesh apo të mos jesh”! Shqiptarët do fitojnë atëherë kur do ta kuptojnë rëndësinë se, partitë politike janë vetëm një produkt politik si emër dhe si grupim që janë të zgjedhur për të na përfaqsuar denjësishtë sipas interesit të popullit dhe jo populli të luaj sipas interesit të politikës apo politikanit. Pra kjo është vija politike që ndiqet në suadi dhe diku tjetër në perëndimin e zhvilluar. Shpresoj që shqiptarët në përgjithsi në shtetin e ashtuquajtur maqedoni të mos jenë të ndarë në shumë grupacione politike në këto zgjedhje me rëndëi vitale në rradhë të parë për vetë qytetarët dhe pastaj edhe për vetë rëndësinë e identitetit kombëtar të qyteteve me shumicë shqiptare. Shpresoj…shpresoj… dhe vetëm shpresoj…
Ibrahim Abedini
Göteborg/SuediStrugaLajm


Loading...
loading...