Vetëm tri ditë pas martese, burri rrah gruan për shkak të shpenzimeve të dasmës

Nuk ka zgjatur shumë lumturia e ditës së dasmës. Tre ditë nga nata magjike dhëndrit i “ikën” truri nga shpenzimet dhe nis e rrah bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur në Regio Calabria dhe për burrin është bërë denoncim në polici.
Gruaja është dhu nuar nga bashkëshorti gjatë një zënkë për menaxhimin e parave të çiftit.
Sherri kishte shpërthyer mbi pagesën e shpenzimeve, ende të papaguara, për pritjen e dasmës, përfshirë pagesën për DJ.Reklame

Zënka fillestare më pas rezultoi në su lm ndaj gruas që u rrah nga burri i saj. Ajo raportoi se kishte gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Duke pasur parasysh seriozitetin e episodit dhe simptomat e para të dhu nës të manifestuara, shefi i policisë së Reggio Calabria lëshoi urgjentisht një paralajmërim, në mënyrë që të bindë burrin të mos vazhdojë më me sjelljen e tij agresive, për të parandaluar shfaqjen e episodeve të tjera të dhu nës.


Loading...
loading...