BLENDI PETROL
Aktuale

Veteranët e arsimit shqip në Strugë e shënuan 7 marsin

                                          Shoqata e Pensionistëve të Arsimit  Shqip për Strugë

                                                                                               Informon    : Resul Bekteshi

        Shoqata e Pensionistëve të Arsimit Shqip për Strugë dhe Ohër më 6.03.2020 në Lokalet e Kuvendit të Komunës,  mbajti takim të rregullt me të gjithë pensionistët e arsimit shqip që me dekada kanë bartur peshën e rëndë të arsimit, duke edukuar dhe arsimuar gjenerata të tëra të nxënësve shqiptarë.

      Në  takim u shtjelluan  dhe u referuan tema   që me vite dhe shekuj kanë përcjellur  arsimin shqip në Maqedoninë Veriore dhe më gjërë.

 Temat  që u referuan  ishin :

  1. Roli i mësuesit shqiptar dje dhe sot, referues  : Mevlur Lloga,

2.   Mjetet e medias dhe roli i tyre në edukimin dhe arsimimin e nxënësve   të arsimit fillor dhe të mesëm, referues : Muhamet Borova , 

3.   Migrimi si fenomen  në shoqërinë shqiptare, referues  : Resul Bekteshi.

    Në takim ishin të ftuar edhe drejtorët aktual të shkollave fillore dhe të mesme të Strugës dhe shumë përfaqësues të tjerë  : pedagogë, sociologë, punëtor shkencor dhe përfaqësues nga Komuna e Strugës.

  Pas referimit u zhvillua një bisedë e gjërë rreth temave që u referuan  dhe kështu tubimi mori karakterin e një Tryeze të rrumbullakët.

  Për nder të 7 Marsit – Ditës së mësuesit shqiptar, Kryetari i Komunes së Strugës   z. Ramiz Merko në bashkëpunim me Shoqatën e Pensionistëve të Arsimit Shqip për Strugën , të gjithë  pensionistëve u ndau MIRËNJOHJE për kontributin e dhënë dhe punën e tyre të palodhur në fushën e arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave.

  Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve  të Arsimit Shqip, falenderoi Kryetarin e Komunes për ndihmën  dhe përmbajtjen që jep për realizimin e programës së Shoqatës.

  Kryesia e Shoqatës falënderon edhe pronarin e  Kafeterisë ART Kafe për koktejin që shtroi për të gjithë pjesëmarrësit në atë eveniment kushtuar Ditës së Mësuesit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button