Vetëvendosje viziton Ziadin Selën në spital

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, vizituan deputetin Ziadin Sela i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit.

Përkundër gjendjes së rëndë fizike Ziadin Sela me ekipin e tij e pritën delagacionin e Vetëvendosjes dhe aty u vërejt se Sela e kishte kthjelltësinë e duhur për të diskutuar për situatën politike dhe ngjarjet e dhunshme të ndodhura mbrëmë.StrugaLajm

Ndërkaq, përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën mbështetjen ndaj tij, i dëshiruan shërim të dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik.StrugaLajm

“Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj Selës ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i vazhdojë aktivitetet e tij publike”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...