Aktuale

Vetëvritet shqiptari pasi nuk përballoi vdekjen e gruas – çdo ditë qante te varri i saj


Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është shënuar ditën e sotme në fshatin Vashtëmi, në bashkinë Maliq, ku një 61-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Ismail Ismaili ka qëlluar veten me armë gjahu çifte. Burime nga zona bëjnë të ditur se viktima kishte humbur bashkëshorten rreth tre muaj më parë dhe, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, nuk ka arritur të përballojë dhimbjen e humbjes.
I ndjeri jetonte me të ëmën, e cila raportohet se e ka gjetur të pajetë në banesë, ndërsa fëmijët e tij jetonin jashtë shtetit.
Banorë të zonës tregojnë se, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, ai shkonte çdo ditë te varri i saj dhe kthehej në shtëpi i përlotur.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button