Vetura ”fluturon” në një shtëpi në Saraj,shikoni si qan shoferja! (Video)

 Banorët kanë dërguar në Televizionin SHENJA pamje të veturës me targa të Serbisë, e cila doli nga qarkorja e autostradës në Saraj. Në video dëgjohet se si anëtarët e familjes ku u fut vetura fillimisht nuk besonin se mund të kishte të mbijetuar, nga ky aksident i rëndë.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 25 të mëngjesit dhe në veturë ka qenë vozitësja, një grua 36-vjeçare. E vetmja e lënduar mësohet të jetë vetëm vozitësja, ndërkaq në veturë raportohet se ka pasur një karrocë për fëmijë.
Megjithatë, për shkak të shokut të përjetuar, gruaja nuk ka arritur të konfirmojë nëse me të ka pasur ndonjë fëmijë ose jo në veturë. Shoferja është dërguar në spital dhe gjendja shëndetësore e saj për momentin nuk dihet.
Shikojini videot më poshtë!


StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...