BLENDI PETROL
Aktuale

Vetura më e mirë e vitit në Europë

Volvo XC40, vetura e cila debutoi shtatorin e shkuar, është zgjedhur Vetura më e mirë e vitit 2018.
Shtatë vetura të reja synonin titullin prestigjioz. Në garën për më të mirin Volvo mposhti Alfa Romeo Stelvion, Audin A8, BMW 5-Series, Citroen C3 Aircorss, Kia Stingerin dhe Seat Ibizan.

Ky çmim u nda pas votimit të 60 gazetarëve nga 23 shtete të Evropës. Volvo siguroi 325 vota, Seat Ibiza 242, ndërsa BMW 5-Series në vendin e tretë 226.

Për zgjedhjen e veturës më të mirë janë këto kritere: Dizajni, rehatia, siguria, ekonomia, manovrimi, performanca, funksionaliteti, pajisjet argëtuese, kënaqësia e shoferit dhe çmimi. /Exxpress/

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button