Vidhet një fabrikë marihuane në Gostivar

Më datë 26.11.2023 rreth orës 23:00 në Policinë e Gostivarit është raportuar se në fabrikën e marihuanës për qëllime mjekësore në fshatin Çegrane të Gostivarit, tre persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës roje sigurimi dhe nga ai kanë marrë para dhe sendet personale, më pas e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë mbyllur në një dhomë. Sipas njoftimit, pasi ata janë larguar, ai ka dalë dhe ka vërejtur se porta e fabrikës ka qenë e hapur dhe dy dyer nga pjesa e brendshme janë thyer. Në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer kontroll dhe është konstatuar se personat nga brenda objektit kanë marrë 41 thasë me gjithsej 552,85 kilogramë marijuanë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Konkretisht, më datë 04.10.2023 Njësia e krim policisë, pas një kontrolli të jashtëzakonshëm me urdhër gjykate, në koordinim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe personelin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë janë konstatuar parregullsi në funksionimin e fabrikës, plantacionet e konfiskuara të kanabisit i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, pas së cilës kundër personit juridik dhe personit përgjegjës është parashtruar kallëzim penal në pajtim me Ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe ka filluar procedura për heqjen e licencës.

In : Aktuale

Loading...
loading...