Viola Hoxha nga Dollogozhda e Strugës triumfon në ELTAM: Kampione rajonale në Gjuhë Angleze për klasën e 5-të

Një sukses i rëndësishëm vjen nga Shkolla Fillore “Nuri Mazari” në Dollogozhd, ku nxënësja Viola Hoxha është shpallur kampione në garat rajonale të Gjuhës Angleze (ELTAM) për klasën e pestë.
Garat janë mbajtur në Ohër dhe kanë përfshirë nxënës nga i gjithë rajoni, përkatësisht nga Struga, Ohri, Kërçova dhe Dibra. Në këtë konkurrencë të gjerë, Viola Hoxha ka arritur të sigurojë vendin e parë, duke shënuar një sukses të madh për shkollën e saj.
Ky rezultat është vlerësuar si fryt i punës së palodhur të nxënëses, si dhe i përkushtimit dhe mbështetjes së arsimtarit Visar Bakiu, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në përgatitjen e saj.
Vlen të theksohet se këto gara janë multietnike, ku marrin pjesë nxënës nga komunitete të ndryshme, duke i dhënë edhe më shumë vlerë këtij suksesi.
SHF “Nuri Mazari” shpreh krenari për arritjen e Violës dhe i uron suksese të mëtejshme në garat e ardhshme.

.gif)




























