Viti 2017, viti më i keq ekonomik

Kjo, sipas ekspertëve, tregon qartë për praktikat e këqija ekonomike të Qeverisë së mëparshme, ndërkohë që shifra prej 0.2 për qind e rritjes së BPV-së në kuartalin e tretë, është rritje reale ekonomike e jo si shifrat që i frynte Qeveria paraprake

Zejnulla VESELI

Shkup, 13 dhjetor – Në vitin 2017, përkatësisht në 9 muajt e parë zhvillimi ekonomik, më në fund po lëviz nga zona negative. Kështu e vlerësojnë ekspertët ekonomik raportin e fundit zyrtar të Entit Shtetëror të Statistikës, shkruan gazeta KOHA. Për periudhën qershor deri në fund të muajit shtator Bruto Prodhimi Vendor (BPV) është rritur vetëm 0.2 për qind. Kjo, sipas ekspertëve, tregon qartë për praktikat e këqija ekonomike të Qeverisë së mëparshme, ndërkohë që shifra prej 0.2 për qind e rritjes së BPV-së në kuartalin e tretë, është rritje reale ekonomike e jo si shifrat që i frynte Qeveria paraprake. Sipas Fatmir Bytyqit, ekspert ekonomik, edhe pse rritja e BPV-së prej 0.2 për qind është tepër e ulët, jep një optimizëm se Maqedonia po lëviz drejtë përmirësimit të gjendjes ekonomike në përgjithësi. “Vitin 2017, si duket do ta përfundojmë si një nga vitet më të këqija në historinë e Maqedonisë, me rritje të mundshme prej 0.5 për qind dhe me këtë duhet të jemi të lumtur. Vlerësoj se viti 2018, duke i parë masat qeveritare si dhe tendencat e institucioneve ndërkombëtare financiare, do të duhej të japë njëfarë optimizmi në afat të mesëm se Maqedonia do të lëvizë në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekonomike, gjë që të gjithë e duam. Vetëm shifrat reale për rritje ekonomike mund sjellin të mira për të gjithë qytetarët”, thotë Bytyqi. Ndërsa sa i përket parashikimeve të Qeverisë së re se deri në fund të mandatin katërvjeçar rritja ekonomike do të shkon në 5 për qind, Bytyqi vlerëson mund të jetë parashikim i realët, nëse gjatë tre viteve të ardhshme do të kemi rritje në ekonominë e vendit.

Për profesorin e ekonomisë, Marjan Petreski, të dhënat e fundit të ESHS-së se rritja ekonomike e BPV-së në kuartalin e tretë është 0.2 për qind, paraqet një tregues të realët se ekonomia e Maqedonisë po lëviz nga zona negative zero. “Gjurmët e krizës politike, si duket u ndjenë edhe në kuartalin e tretë të këtij vit sa i përket rritjes së BPV-së. Mirëpo, me formimin e Qeverisë së re, u paraqit një dozë optimizmi për lëshim të butë të frenave ndaj biznesit, i cili vite me radhë ishte nën kthetrat e Qeverisë paraprake. Të dhënat statistikore se si ka lëvizur rritja e BPV-së gjatë nëntë muajve të parë, janë tregues të qartë se që Maqedonia të zhvillohet ekonomikisht, nevojitet më shumë kohë që të kthehet në realitetin e rritjes ekonomike, aq më tepër kur bruto investimet edhe më tej po shënojnë ulje, ndërsa rritja e eksportit është ngadalësuar”, thotë për KOHA, Petreski. Të dhënat e fundit të ESHS-së tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2017, BPV ishte në nivel të zeros, ndërsa në tremujorin e dytë u vërejt rënie prej 1.8%, dhe tani në tremujorin e tretë të këtij viti BPV-ja shënon rritje prej 0.2 për qind. Rritja prej 0.2 për qind e BPV-së, sipas ESHS-së është si shkak i rritjes në sektorin e tregtisë, transportit dhe bujqësisë, ndërsa rënie është shënuar në sektorin e ndërtimtarisë, xehetarisë dhe industrisë së përpunimit. Në kuartalin e tretë për rritje ekonomike ndikim më të madh kanë pasur amvisëritë që morën pjesë në strukturën e BPV-së me 65 për qind. Ekonomistët sugjerojnë që Qeveria të përmirëson projektimet për rritje të BPV-së prej 2.2 për qind deri ne fund të këtij viti.StrugaLajm

“Teknikisht nuk jemi në recesion. Është më se e qartë se viti 2017 do të përfundon me rritje më të vogël se sa projektimet që parashihen nga Qeveria, gjegjësisht rritja totale e BPV-së deri në fund të këtij viti do të jetë pak mbi zero”, thotë Marjan Petreski, profesor i ekonomisë në Kolegjin Amerikan në Shkup. (koha.mk)








Loading…


loading…