NjPB- Strugë ka bërë kallëzim penal kundër 44-vjeçarit nga fshati Oktisi i Strugës për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “vjedhje”. Më 5 mars 2023, ai ka hyrë me një kopje të çelësit në shtëpinë e 62-vjeçarit T.M. nga i njëjti fshat ka marrë 5700 euro dhe 800 franga zvicerane. Pas masave të marra nga efektivët e policisë, paratë i janë gjetur dhe i janë kthyer viktimës. (Fundi)
