Vjen akullorja e zezë, shija që do bëjë bujë këtë verë (FOTO)

Vera sapo ka nisur dhe janë gjithnjë e më shumë kompanitë prodhuese të akulloreve që eksperimentojnë shije të reja, për të bërë sa më shumë njerëz për vete. Të gjithë ata që besonin se risia e e sezonit do të ishte akulli me shije i përdorur gjerësisht, do të mbeten pa fjalë përballë Black Coconut Ash Ice Cream. Është një akullore e shpikur në një ëmbëltore në New York, “Morgenstern’s Finest Ice Cream” dhe ndryshe nga të tjerat për shkak të ngjyrës së pazakontë, krejt e zezë. Baza e saj është hiri i arrës së kokosit, i cili përftohet nëpërmjet karbonizimit të rafinuar të kokosit, duke shtuar qumësht dhe krem koksi. Kjo akullore po bën bujë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që në rrjetet sociale të vihet hashtagu #blackIceCream. “Hiri përmban karbon, një substancë e cila ka një sërë dobish për shëndetin”, thotë njëri nga drejtuesit e pastiçerisë. Deri më tani kjo akullore prodhohet vetëm në SHBA, ndërkohë që pritet që së shpejti të shtrihet edhe drejt shteteve të tjera.

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...