Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit me 65 vota për dhe asnjë kundër.
KTV raporton se për kanë votuar edhe deputetët e Listës Serbe.
Osmani për këtë pozitë është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Kujtojmë se në seancën konstituive të Kuvendit e cila u mbajt me 26 dhjetor, kryetar i këtij institucioni i zgjedh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ishte kjo pozitë e cila u bë faktor për zvarritjen e arritjes së marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, duke bërë kështu që, marrëveshje të arrihet një ditë para seancës në të cilën u votua qeveria.