BLENDI PETROL
AktualeStruge

Vladimir Bunçeski: Fëmija ishte sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje të rëndë

Ndërron jetë një fëmijë katërvjeçar

Fëmija ishte sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje të rëndë

Një fëmijë katërvjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Strugës, njoftoi sot SPB Ohër.

Rasti është raportuar në polici në orën 09:50 nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë.

– Personeli mjekësor raportoi se në repartin e Pediatrisë ishte sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Struga, i cili për një kohë kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës mjekësore të menjëhershme, ai nuk arriti të mbijetojë – deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.

Policia, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Fëmija vuante nga një formë e rëndë e paralizës cerebrale

Sipas drejtorit të Spitalit të Strugës, Vladimir Bunçeski, fëmija kishte lindur në Itali me një formë të rëndë të paralizës cerebrale, dhe mjekët atje kishin paralajmëruar prindërit se ai do të jetonte vetëm tre deri në gjashtë muaj.

– Fëmija u soll në Spitalin e Strugës në një gjendje shumë të rëndë, me bebëza të zgjeruara, zemër të dobësuar dhe parametra jetësorë të rrezikuar. Pavarësisht përpjekjeve të gjata për reanimim, nuk mundëm ta shpëtonim. Ai vuante gjithashtu nga një infeksion i rëndë respirator, dhe prindërit ishin të vetëdijshëm për gjendjen e tij – sqaroi Bunçeski.

Një prokuror publik ka kryer hetimet dhe, në koordinim me familjen, është vendosur që trupi të mos i nënshtrohet autopsisë, pasi nuk është konstatuar ndonjë gabim mjekësor. Të gjitha masat shëndetësore janë marrë sipas protokolleve mjekësore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button