VMRO-DPMNE sot vlerësoi se zgjedhja e Arta Toçit të zgjidhet si zëvendësministre e Punëve të Jashtme është skandaloze dhe e rrezikshme për shtetin. Vlladimir Nelloski në konferencë shtypi tha se kontestimi i kufijve aktual dhe ëndrra për shtete të mëdha nga funksionarë shtetërorë të mëdhenj mund të ndikojë në çrregullimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët.
“E propozuara Arta Toçi është autore e punimit shkencor “Kufijtë si mit” në të cilën shkruan rreth konferencës së Londrës të mbajtur në vitin 1913 ku është sjellë vendimi për formimin e mbretërisë shqiptare. Sipas saj një pjesë të Shqipërisë nuk janë vendosur në kufijtë e saj administrativ. Në punim Toçi thekson se në Ballkan kufijtë kanë pasur rëndësi dhe dimensione më ndryshme dhe shton se në këto rrethana kufijtë kanë qenë linjë tjetërsimi të një gjuhe dhe një populli me të cilën janë krijuar histori me shumë dhimbje dhe ndarje”, theksoi Nelkoski.
Ai kërkoi prej kryeministrit, Zoran Zaev që ta rianalizojë vendimin për emërimin e Toçit zëvendësministre e Punëve të Jashtme, ndërsa në të kundërt, siç tha, do të jetë përgjegjës i drejtpërdrejtë për të gjitha skandalet dhe lëshimet të cilat do të ndodhnin në të ardhmen.