VMRO-DPMNE propozon 90 deputetë dhe një njësi zgjedhore

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi për emisionin “360 gradë” në Alsat” se mbështet propozimin për një njësi zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e cila do të nxirrte 90 deputetë.

“Ekskluzivisht për emisionin tuaj, ndoshta po mendojmë të propozojmë një koncept që e vlerësojmë nëse një pjesë e partive në parlament janë vërtet të sinqerta dhe mund ta pranojnë, dhe nga ana tjetër mendoj se qytetarët do ta mirëpresin dhe kjo është reduktimi i numri i deputetëve. Sepse ndoshta 120 deputetë janë shumë, le të themi 90 janë në modelin slloven dhe një zonë zgjedhore”, theksoi Mickoski.

Mickoski shtoi se sipas Kushtetutës numri tani varion nga 120 deri në 140 deputetë.StrugaLajmStrugaLajm

“Këtu duhet të ndërhyjmë, ta zvogëlojmë në 90. Vlerësojmë që ndoshta ky sistem siç është nga 120 është shumë i madh. Shpenzimet janë shumë të larta, fuqia e akumuluar është shumë e madhe, le t’i ulim të gjitha në 90. Le ta zvogëlojmë numrin e deputetëve të privilegjuar”, tha Mickoski.StrugaLajm

Ai theksoi se VMRO-DPMNE do të mbështesë propozimin e partive më të vogla politike për një zonë zgjedhore. “Tani nëse dikush thotë se një zonë është një zonë zgjedhore dhe se shumica e qytetarëve duan një zonë, ne kemi thënë se jemi të gatshëm ta pranojmë”, sqaroi Mickoski.

Mickoski tha ta vendosim atë zgjidhje në tavolinë në Kuvend. “Të zvogëlojmë numrin e deputetëve, nëse një Slloveni evropiane mund t’i ketë 90, dhe ata janë shumë më të pasur, pse një Maqedoni ta ketë atë luks dhe të ketë 120 deputetë. Të kemi 90 deputetë”, tha Mickoski. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...