Vodhi para në një xhami, policia arreston shtetasin e Maqedonisë së Veriut

MPB bën të ditur se pak para mesnatës policia ka arrestuar një vjedhës në një xhami të Resnjes.

Nga MPB bëjnë të ditur se personi është ndaluaa në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj tij.

“Me datë 03.03.2023 në ora 23:25 në Resnjë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Resnjë e kanë privuar nga liria M.F.(68) nga Manastiri. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” në një xhami në rrugën “Tashe Miloshevski”, ku ka hyrë me përdorim të forcës dhe mjetit të përshtatshëm dhe ka marrë para. Paratë iu gjetën dhe iu kthyen personit përgjegjës në xhami”, thonë nga MPB.StrugaLajm








Loading…


loading…