Votat e burgjeve numërohen në fund / Lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta

Sipas Kodit Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, një ditë para ditës së zgjedhjeve votojnë të burgosurit në burgjet e vendit dhe të sëmurët. Të gjitha këto vota, futen nëpër zarfe dhe numërohen në fund të procesit zgjedhor. Votat e të burgosurve KSHZ i shpërndan nëpër komisionet komunale, varësisht prej vendit nga është votuesi dhe krejtësisht në fund të procesit, KKZ’ja i hap zarfet dhe i numëron votat, përcjell in7.

Lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale janë të pavërteta sepse votat ende nuk janë hapur. Edhe nëse do të ishte e vërtetë, ato vota nuk vlerësohen bruto, por shpërndahen në bazë të zonave përkatëse.
Këtë informacion për in7 e konfirmojnë edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...